Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKy është dekreti për shpërndarjen e parlamentit

Ky është dekreti për shpërndarjen e parlamentit

Presidentja, Vjosa Osmani ka firmosur sot dekretin për shpërndarjen e parlamentit. Deri tek ky vendim erdhi pas dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.

E para e shtetit njoftoi mëngjesin e së premtes përmes një konference për media  se ka nxjerrë dekretin për shpërndarje të  legjilsaturës së dhjetë parlamentare.

“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe për këtë shtet që ata nuk zgjodhën interesin e Republikës së Kosovës. Andaj sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit dhe nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë”, u shpreh Osmani.

Më poshtë teksti i dekretit:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT