E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ky-eshte-65-vjecari-qe-vdiq-ne-nje-aksident-ne-fshatin-mirosale-te-ferizaj/Ky është 65-vjeçari që vdiq në një aksident në fshatin Mirosalë të...

https://klankosova.tv/ky-eshte-65-vjecari-qe-vdiq-ne-nje-aksident-ne-fshatin-mirosale-te-ferizaj/Ky është 65-vjeçari që vdiq në një aksident në fshatin Mirosalë të Ferizaj – Klan Kosova

Një 65 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Klankosova.tv mëson se viktima është Selim Bytyqi.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.

“Sot, më 22.06.2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.  Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS”.

“Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve policor.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar

The post Ky është 65-vjeçari që vdiq në një aksident në fshatin Mirosalë të Ferizaj appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT