Artur Tushi (Alias Kristjan Tushi), është shqiptari i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një shtetas venezuelian, në Medelin të Kolumbisë.
Sipas a2cnn, 44-vjeçari, i dyshuar si trafikant droge u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia.
Tutje thuhet se Tushi ka precedentë penalë në Spanjë, ku ka qenë i skeduar nga policia.
Gjatë atentatit, një grua që shoqëronte 44-vjeçarin shqiptar mbeti e plagosur.
Ai gjithashtu bëri të ditur se autori i dyshuar i vrasjes, i cili lëvizte me motor, u arrestua në komunën Bello, në veri të luginës Aburrá.
Motori dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye vrasja u sekuestruan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!