Pesë ditët e ardhshme në Kosovë pritet të karakterizohen me mot të ndryshueshëm.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të përqendruara.
Ditët e tjera parashihen me mot të vranët dhe me intervale me diell.
Moti për pesë ditë e ardhshme:
E hënë – Moti kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C. Temperaturat maksimale: 10 – 13°C. Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.
E martë – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 0 deri 3°C. Temperaturat maksimale: 11 deri 14°C. Era: nga veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s
E mërkurë – Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0 deri 3°C. Temperaturat maksimale: 12 deri 16°C. Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte – Temperaturat minimale: 0 deri 2°C. Temperaturat maksimale: 13 deri 16°C. Era: nga veriperendimi 1-9m/s.
E premte – Mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset malore shi dhe borë. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C. Temperaturat maksimale: 5 deri 8°C. Era: nga drejtimi i verilindja 1-5m/s.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


