Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmeKuvendi nis formimin e delegacioneve për NATO e KiE

Kuvendi nis formimin e delegacioneve për NATO e KiE

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, zhvilloi të enjten një takim me kryetarët e grupeve parlamentare (GP) për të diskutuar nevojën e formimit sa më të shpejtë të delegacioneve të Kuvendit në organizata ndërkombëtare.

Në takim u ra dakord që deri në fund të javës së ardhshme, GP-të të dërgojnë emrat e deputetëve për anëtarë të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe atij në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Haxhiu tha se “për Kosovën kjo ka rëndësi të veçantë, pasi përfaqësimi aktiv dhe dinjitoz në këto organizata ndërkombëtare forcon subjektivitetin shtetëror dhe thellon bashkëpunimin ndërkombëtar”. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT