Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjekjen e 44-të për konstituimin e legjislaturës së 9-të.
Edhe pas aktgjykimit që nxori Gjykata Kushtetuese, në Kuvend sërish vazhdoi skenari i njëjtë meqë partitë politike po e lexojnë ndryshe aktgjykimin.
Lëvizja Vetëvendosje po insiston se votimi i fshehtë, përmes të cilit synon që kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e cila dështoi të merrte votat e nevojshme në votim të hapur, nuk është antikushtetues, transmeton Klankosova.tv.
Për partitë tjera kjo s’është e pranueshme meqë thonë se aktgjykimi i fundit i Kushtetueses e bën të qartë se kryeparlamentari duhet të zgjidhet sipas praktikave të deritanishme parlamentare, me votim të hapur.
The post Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim appeared first on Klan Kosova.