Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmeKuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Kuvendi i Kosovës ka mirautar në parim edhe projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Ky projektligj u miratua me 65 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor është parakusht për fillimin e sigurimeve shëndetësore, por në praktikë digjitalizimi i sistemit ende është larg përfundimit.

Projektligji, siç ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas miratimit në Qeveri, parashikon përcaktimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit.

3.5 për qind e pagës së të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi do të ndahen si kontribute, si prime për mbushjen e fondit të Sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT