Legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë, ka nisur me tensione. Opozita ka vijuar të pengojë punimet, duke i hedhur sende kryeministrit Edi Rama.
Në këtë mënyrë siç edhe u paralajmërua nga Niko Peleshi, është kaluar direkt në votim.
Gjatë tensioneve në seancë, deputeti Gazment Bardhi hodhi letra drejt kryeministrit Rama dhe kryetarit të seancës, Peleshi, si shenjë proteste.
Kuvendi i Shqipërisë nis me tensione – opozita bllokon foltoren, miratohet programi i ri qeverisës telegrafi.com
Ndërkohë, efektivë të Gardës së Republikës u pozicionuan në mbrojtje të drejtuesve të seancës, raportojnë mediat nga Shqipëria.
Në të njëjtën kohë, deputetët e opozitës u ngritën dhe qëndruan para foltores së Kuvendit, duke protestuar ndaj mënyrës së zhvillimit të seancës dhe vendimit për të mos lejuar diskutimet mbi programin e qeverisë së re.
Në mesin e tensioneve seanca e cila zgjati më pak se 30 minuta u votua edhe programi qeverisës me 82 vota pro.
Fillimisht seanca nisi me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili prezantoi në Kuvend programin qeverisës.
“Kjo përkon me kohëzgjatjen e planit për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE. Programi ynë është zgjidhja e provimit, por suksesi do të varet nga aftësitë e secilës dhe këmbëngulja jonë për të kaluar nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria europiane është busulla orientuese e çdo faqe të programit tone”, ka thënë Rama. /Telegrafi/