E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKuvendi i pakonstituuar, mungon Kurti – i garantuar edhe dështimi 45 (VIDEO)

Kuvendi i pakonstituuar, mungon Kurti – i garantuar edhe dështimi 45 (VIDEO)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me dy zëvendëset në qeverinë e detyrës, udhëtoi në Srebrenicë, për të marrë pjesë në shënimin e 30 vjetorit të masakrës që ngjau këtu, e ku në korrik 1995 u vranë 8 mijë boshnjakë myslimanë.

Ata u nderuan edhe nga parlamenti kosovar, të premten Deri sa u krye një minutë heshtjeje, Lista Serbe nuk u fut në sallë.

Pas nderimit të viktimave, Avni Dehari, nisi seancën, duke mos befasuar me ndonjë ndryshim në rend dite.

Emrin e anëtarit të komisionit për votim të fshehtë se dha as partia më e vjetër. Pasi debati s`lejohet, edhe AAK-ja u ndalë.

Kësisoj, me veç 49 kokrra pro, komisioni s’u miratua e seanca u shty për 48 orë. Si rëndom VV-ja me partnerë, sikur edhe regjia e Kuvendit, braktisën sallën.

Por jo edhe partitë tjera që vazhduan deklarimet për media të cilave iu asistuan për futjen e mikrofonave brenda. Më pas shoshitën qasjen e subjektit që doli jashtë, pas votimit të dështuar.

Kolegët e partive tjera, sikur edhe veprimet e tyre i kritikoi koalicioni që doli i pari në zgjedhje.

E diela e 13 korrikut pritet t’i ribëjë bashkë deputetët në tentimin e 46-të për ta konstituar shtëpinë e tyre, e cila u jep pagë qe tre muaj, pa bërë as edhe një punë të vetme. /Klankosova.tv

The post Kuvendi i pakonstituuar, mungon Kurti – i garantuar edhe dështimi 45 (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT