E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kuvendi-deshton-per-te-31-ten-here-bie-edhe-numri-i-votave/Kuvendi dështon për të 31-tën herë, bie edhe numri i votave -...

https://klankosova.tv/kuvendi-deshton-per-te-31-ten-here-bie-edhe-numri-i-votave/Kuvendi dështon për të 31-tën herë, bie edhe numri i votave – Klan Kosova

Kuvendi i Kosovës dështoi për të 31-tën herë të konstituojë legjislaturën e re.

Flamur Gajtani, gazetar i Klan Kosovës, tha se seanca e sotme pati më së paku vota nga të gjitha tentimet e kaluara.

“Kësaj radhe ishin vetëm 47 vota, ndërsa në versionin më të mirë kishte shkuar deri në 56 vota pro”, tha Gajtani.

Duket se rënia e numrave pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë ka të bëjë me periudhën e pushimeve verore.

Deputetët e Listës Serbe mësohet se nuk kanë hyrë në fillim në seancë. Gajtani thotë se ata janë frikësuar se Kuvendi do të mbajë një minutë heshtje për Ditën e Çlirimit.

Të njëjtit, thotë gazetari, kanë hyrë pasi kryesuesi Avni Dehari, e ka nisur seancën.

The post Kuvendi dështon për të 31-tën herë, bie edhe numri i votave appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT