Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca

news image

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nëpërmjet zyrës së tij të shtypit ka reaguar lidhur me vendimin e pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë pas shkarkimit të Veliajt. Në reagim Presidenca thekon se presidenti Begaj respekton vendimin.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese këtë të enjte ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë më 9 nëntor. Gjykata Kushtetuese mori vendimin që të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor dhe pezulloi dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.

Avokatët e Erion e Veliajt depozituan në Gjykatë Kushtetuese 2 ankime, i pari për rrëzimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Veliajt, dhe një ankimim të dytë pas Presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/