Një veprim i pazakontë i Gjykatës Kushtetuese ka ngritur pikëpyetje politike.
Në vend që t’i drejtohej kryekuvendarit Dimal Basha, Kushtetuesja i dërgoi letër Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshit.
Kushtetuesja, përmes letrës kërkoi komentet e deputetëve dhe dokumentacionin e seancave lidhur me ankesën e Listës Serbe, transmeton Klankosova.tv.
Në “Kosova Today”, gazetari Ardian Gaxherri tha se Gjykata Kushtetuese nuk e njeh konstituimin e parlamentit.
“Ky konstituim është i kundërligjshëm, ose kundër kushtetues, dhe është krejt normale derisa Gjykata të merr një vendim. Ajo duhet të marrë një masë vezulluese”, u shpreh tutje Gaxherri.
“Nëse Kushtetuesja do ta njihte konstituimin e Kuvendit, do t’i drejtohej kryetarit, por ajo iu drejtuar zëvendësekretarit, as sekretarit jo”, tha tutje gazetari.
The post Kushtetuesja i shkruan zv.sekretarit, jo kryeparlamentarit – Gaxherri: S’e njeh konstituimin e Kuvendit appeared first on Klan Kosova.