Kush u gëzua me “rrëzimin” e “Prishtina Parking”-ut? (VIDEO)

Kush u gëzua me “rrëzimin” e “Prishtina Parking”-ut? (VIDEO)

Vetura kudo e të lëna njëra pas tjetrës, pa asnjë rregull. Kjo situatë është krijuar ngase ndërmarrja “Prishtina Parking” nuk po funksionon tanimë.

Qytetarët ankohen për tollovi e mungesë parkingu, e ata që zënë vend janë të kënaqur pasi nuk po paguajnë më.

Në parkingun publik në lagjen Dardania, afër “Bill Klintonit”, rendi i veturave për t’u parkuar ishte i gjatë të martën kur ekipi i Kiks Kosova doli në terren.

Një zonjë, e cila foli në kushte anonimiteti, tha se tani që nuk po menaxhohen parkingjet nga “Prishtina Parking”, për të gjetur vend parking është bërë shumë e vështirë.

Por thekson se është më mirë që nuk po paguajnë ngase si popull “na pëlqejnë gjërat falas”.

Se është i kënaqur që nuk po paguajnë e thotë edhe një qytetar tjetër, por ky shton se “Prishtina Parking” nuk po lehtësonte as nuk po mbante rend, edhe kur ishte funksionale.

Ai kërkon kompensimin e gjithë atyre që u dënuan padrejtësisht në të kaluarën kur funksiononte rregullorja e vjetër.

Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë:

The post Kush u gëzua me “rrëzimin” e “Prishtina Parking”-ut? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.