E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeKush u fut, kush mbeti jashtë dhe kush ndryshoi krah për zgjedhjet...

Kush u fut, kush mbeti jashtë dhe kush ndryshoi krah për zgjedhjet e 28 dhjetorit (VIDEO)

Listat i dorëzuan – të gjithë sytë tek kandidatët: kush hyn, kush qëndron jashtë, dhe çfarë risish kanë sjellë këtë herë subjektet politike të vendit.

Në krye të listës së kuqe, është vendosur emri i Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë. Pas tij, varg e vijë janë renditur të tjerët, emra të njohur, fytyra të reja dhe natyrisht, surpriza.

Andin Hoti duket se ka ndryshuar planet e zgjedhjeve. Dikur deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tani kërkon votën e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministres së Industrisë nuk po ia lë shenjë aktakuza e ngritur ndaj saj më 11 nëntor të këtij viti për rezervat shtetërore. Ajo do të garojë për deputete nga radhët e VV-së, me numrin 21. Adriana Matoshi, ia ka mësyer “t’i sosë” këto zgjedhje.

Hallakama përmes Facebook-ut që e ka përcjellë ditët e fundit me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakut, nuk e kanë ndalë për të kandiduar edhe për një mandat tjetër si deputete, ndonëse rrallë e hiç i dëgjohet zëri në Kuvendin e Kosovës.

I ngujuari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, tashmë ka dal në sipërfaqen e listët së Vetëvendosjes, duke garuar për deputet.

Tingujt e saj melankolikë ndoshta jo, por zëri i saj politik synon të jetë i pranishëm në Kuvend. Edona Llalloshi edhe kësaj here ia ka mësyer garës.

Partia Demokratike e Kosovës ka surpriza të veta. Deputeti Visar Korenica nuk gjendet më në listën e VV-së; ai ka kaluar në PDK. Njëjtë ka vepruar edhe Eman Rrahmani.

Ndonëse nuk arriti kurrë të sigurojë votat e deputetit, kjo nuk e dorëzoi artistin Genc Prelvukaj të kandidojë përsëri.

Emri i Ismet Beqirit po, por i Agim Veliut nuk gjendet askund në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK-ja s’e vendosi fare në listë ish-ministrin e Punëve të Brendshme, e kjo si duket i erdhi befasi Veliut.

Ndër emrat e rinj të partisë është Ferid Agani, neuropsikiatri që sjell freski në politikë. Po ashtu edhe Ukë Rugova, i biri i ish presidentit Ibrahim Rugova do të kandidojë për deputet, nga radhët e LDK-së.

Gecët e Llaushës ia mësyen përsëri kuvendit të Kosovës. Në vend të mbesës, Marigonës, tashmë do të kandidojë axha, Fadili.

Nga shtëpia më e madhe në Kosovë, ajo e Big Brotherit, tashmë në atë të Kuvendit, kandidon Lumbardh Salihu. Ndonëse, në zgjedhjet e kaluara nuk arriti të fitojë, ai nuk e ka ndaluar ambicien.

Ardian Kastrati nuk gjendet në listën e PDK-së, por këtë herë garon me një parti tjetër. Ai iu bashkua së fundmi AAK-së së Ramush Haradinajt.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT