Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKush spiunoi te serbët për planet e NATO-s për bombardimet në ish...

Kush spiunoi te serbët për planet e NATO-s për bombardimet në ish Jugosllavi? (VIDEO)

Ish-zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve të vitit 1999, Jamie Shea, ka folur edhe për situatën e spiunëve edhe brenda vetë kësaj orgaizate.

Ai ka përmendur disa raste të rrjedhjeve të informacioneve dhe që personat në fjalë ishin dënuar për këto veprime.

“Po në një organizatë të madhe siç është NATO ndodh që herë pas here të keni ato që quhen ‘Molla të këqija’”, ka thënë Shea në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kjo është e vërtetë dhe kishte disa incidente ku njerëz në strukturën e komandës ushtarake kanë mundur të kenë simpati për serbët ndoshta i kanë rrjedhur disa informacione. Natyrisht kjo është gjithnjë për keqardhje por këta njerëz u zbuluan , u ndoqën dhe humbën vendin e punës”.

Sidoqoftë, sipas Sheas, as “spiunimet e tyre” nuk ndryshuan fare dhe NATO-ja mbeti e vendosur për të bërë atë që kishte bërë.

“Ata u dënuan për ato veprime por në pamjen e madhe të gjërave këto incidente nuk bënë asnjë ndryshim, hiç fare. NATO nuk u ndal, NATO nuk e humbi vendosmërinë e saj dhe Operacioni i NATO-s kishte përfundim të suksesshëm”.

“Automatikisht ju doni që procesi të jetë perfekt, por procesi kurrë nuk është perfekt. Por ajo që ka rëndësi është arritja e rezultateve që i do”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT