E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizKush sa i mbushi sallat në hapje të fushatës (VIDEO)

Kush sa i mbushi sallat në hapje të fushatës (VIDEO)

Fushatat zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit kanë nisur me aktivitete të shumta nga partitë kryesore në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) hapi fushatën në Gjakovë, një vendim që sipas analistes Magbule Shkodra, synon të rehabilitojë imazhin e Mimoza Kusarit pas kritikave të shumta për një bisedë me Radoiçiqin dhe pasojave që ajo krijoi.

Megjithatë, fushata e LVV-së është kritikuar për mungesë konkretizimi në plane dhe për fokus të madh te kundërshtarët politikë, nga panelistët e tjerë në studio, njofton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u vlerësuan për organizime elegante dhe entuziaste. Sipas të ftuarve në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, LDK-ja u shqua për skenografinë dhe entuziazmin, ndërsa AAK-ja për organizimin e mirë dhe fjalimet e përqendruara të Ramush Haradinajt, megjithëse disa i konsideruan sulmuese.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u fokusua te figura e ish-liderëve të saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sipas gazetarit Ardian Gaxherrit.

Ai theksoi se partia duhet të fokusohet më shumë në të ardhmen, ndonëse fushata e saj u vlerësua si e moderuar dhe pa sulme të ashpra ndaj qeverisë.

Për të dëgjuar diskutimin e plotë në studio, ndiqeni videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498