E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kush-po-e-shkele-kushtetuten-vv-apo-ish-opozita-kadri-kryeziu-sot-ne-dpt-te-fidani/Kush po e shkelë Kushtetutën, VV apo ish-opozita? – Kadri Kryeziu sot...

https://klankosova.tv/kush-po-e-shkele-kushtetuten-vv-apo-ish-opozita-kadri-kryeziu-sot-ne-dpt-te-fidani/Kush po e shkelë Kushtetutën, VV apo ish-opozita? – Kadri Kryeziu sot në “DPT te Fidani” – Klan Kosova

Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovë e cila ka filluar qysh më 15 prill dhe ligjvënësit e rinj ende nuk kanë nxjerrë ndonjë epilog.

Gjithashtu me Kryeziun, do të diskutojmë edhe për deklaratat e disa politikanëve dhe presidentes Vjosa Osmani se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese sërish.

Kush po e shkelë Kushtetutën?

Çka nëse pas 30 ditëve nuk konstituohet Kuvendi?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

The post Kush po e shkelë Kushtetutën, VV apo ish-opozita? – Kadri Kryeziu sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT