E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportKush po e ndjek Liverpoolin në Premier League?

Kush po e ndjek Liverpoolin në Premier League?

Kampionatin e kaluar, shpëtoi krejt në fund pa rënë në ‘Championship’.

Por Nottingham Forest, ka krejtësisht tjetër fytyrë në edicionin 2024/25.

Ata sot e mposhtën Evertonin 0-2, për t’i grumbulluar 37 pikë në 19 ndeshje, dhe për ta kapur vendin e dytë në “Premier League”, raporton Klankosova.tv.

Performanca fantastike e këtij ekipi, ka bërë që t’i shikojë aktulaisht prapa vetës, gjigantët anglezë të futbollit.

Arsenali është i treti me 36 pikë, kurse Chelsea e katërta me një më pak.

Kampioni aktual, Manchester City, i cili zë vendin e pestë, ka 6 pikë më pak se Nottingham, njofton Klankosova.tv.

Shumë më larg gjendet Manchesteri tjetër.

“Djajtë e Kuq” kanë plot 15 pikë më pak dhe me shumë vështirësi për ta arritur ekipin nga Nottinghamshire.

Pavarësisht se goxha befasi është ecuria e “The Garibaldis”, ata në të kaluarën kanë qenë goxha të suksesshëm.

Nottingham Forest e ka fituar kampionatin anglez në edicionin 1977/78, kurse ka triumfuar dy herë edhe në Ligën e Kampionëve, në dy sezone radhazi (1979 dhe 1980).

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT