Një ngjarje e rëndë ka shënuar ndeshjen mes Spanjës dhe Egjiptit, ku atmosfera sportive u errësua nga thirrje diskriminuese në tribunat e stadiumit.
Sipas raportimeve, një pjesë e tifozëve spanjollë kanë shpërthyer në kore skandaloze, duke brohoritur: “Kush nuk kërcen është mysliman”, një thirrje që është cilësuar si fyese dhe me bazë fetare.
Këto sjellje kanë shkaktuar reagime të forta, pasi konsiderohen në kundërshtim me frymën e fair-play dhe vlerat që promovon futbolli modern. Incidenti ka rikthyer në vëmendje problemin e vazhdueshëm të diskriminimit në sport, veçanërisht në ndeshjet ndërkombëtare.
Ngjarja vjen në një kohë kur organizata si FIFA dhe UEFA po intensifikojnë përpjekjet për të luftuar racizmin dhe gjuhën e urrejtjes në stadiume. Pritet që rasti të analizohet dhe të ketë reagime zyrtare, poashtu janë të mundshme edhe dënimet për Federatën e Futbollit të Spanjës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


