E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeKush nga motrat ishte më e fortë në Big Brother? Gerta Gixhari...

Kush nga motrat ishte më e fortë në Big Brother? Gerta Gixhari përgjigjet me diplomaciSinjali

Në natën finale të edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, çdo banor shfaqi emocionet e tij dhe ndau përvojat e tij nga kjo eksperiencë.

Gjatë intervistës, gazetari Ronaldo Sharka i drejtoi një pyetje provokuese Gerta Gixharit, duke krahasuar pjesëmarrjen e saj në dy edicione të ndryshme, atë të parë dhe të dytin, ku mori pjesë edhe motra e saj, Olta.

“Kush ka qenë më e fortë në Big Brother VIP, Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, e pyeti ai, ndërkohë që Gerta iu përgjigj me diplomaci.

“Secila ka pasur lojën e vet. Nuk them dot gjëra të tilla,” theksoi Gerta, duke shtuar se çdo edicion kishte dinamikat e tij dhe se ajo nuk dëshironte të bëntë krahasime.

Edhe pse preferoi të mos krahasonte direkt, Gerta e vlerësoi rrugëtimin e së motrës, Olta Gixhari, gjatë edicionit të dytë, ku ajo ishte pjesë e një loje më të ndryshme, duke pasur përballë Luiz Ejllin.

Gjatë intervistës, Gerta gjithashtu komentoi mbi marrëdhënien me Oltën, duke thënë: “Boll më me këtë muhabet se më ka ardhur në majë të hundës.”

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT