E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Kush ka komunikuar me Nazim Bllacën, është llumi i shoqërisë”, thotë Sefaj

“Kush ka komunikuar me Nazim Bllacën, është llumi i shoqërisë”, thotë Sefaj

Në emisionin “Ora Shtatë”, u diskutua për dosjen e njërit prej figurave më të përfolura nga paslufta, Nazim Bllacës.

Çfarë u gjet në laptopin e tij? Dokumente sekrete, incizime, lista me emra të zhdukur, komunikime me zyrtarë të huaj dhe përmendje të speciales.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Sefaj thotë se kushdo që ka biseduar, bashkërenduar e vepruar me Nazim Bllacën, sipas tij, është llumi i shoqërisë, transmeton Klankosova.tv.

“Për një shoqëri normale, njerëzit si Nazim Bllaca nuk do të duhej të vinin në shprehje, mirëpo siç e kam thënë në vazhdimësi, mungesa e pjesëmarrjes në luftën çlirimtare e shumicës së njerëzve, e veçmas e një kategorie që e kanë llogaritur veten faktorë politikë, dhe nga xhelozia e marrë që kanë qenë në gjendje ta mohojnë elementin thelbësor të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, të ushtrisë çlirimtare, kanë qenë në gjendje të bien deri në atë nivel sa të bëhen vegla të Nazim Bllacës. Thjesht, secili që ka komunikuar me të, që ka bashkërenduar me të dhe ka ndjerë m të, mendoj që është aq i ulët, sa nuk ia vlen në nivelin dhe premisën kombëtare të flasim për të. Të biesh në atë nivel, thjesht je llumi i shoqërisë”, tha Sefaj.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i UÇK-së, Binak Gashi tha se udbashët e Serbisë, edhe 26 vjet pas luftës, siç thotë ai, janë ende aktiv në Kosovë.

“Nazim Bllaca është duke kryer një mision, ardhja e tij prej Kosovës në Serbi, prej Serbisë në Francë, prej Francës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ai gjithmonë ka qenë me mision, dhe tash arrestimet që kanë ndodhur të krerëve të UÇK-së edhe njerëzve të tjerë të ushtrisë, kanë ardhur nga bashkëpunëtorë e udbash e Serbisë. Më vjen keq që e them sot pas 26 vjete, prapë janë aktiv në Koosvë udbasht e Serbisë në Kosovë”, tha Gashi.

Ndërsa historiani Azdren Shala thotë se përgjimet ndaj Bllacës, nuk janë risi.

“Publikimet e këtij laptopi nuk janë risi, është ditë, por çështja është pse tash? Nazim Bllaca për një periudhë të gjatë kohore ka qenë argumenti moral i kundërshtarëve të UÇK-së, këtë rast zyrtarëve të Vetëvendosjes, LDK-së, jo veç këto grupe, por më së shumti në këto grupe ka agravuar”, tha Shala.

Ai shton se ka edhe shumë të tjerë si Nazim Bllaca.

The post “Kush ka komunikuar me Nazim Bllacën, është llumi i shoqërisë”, thotë Sefaj appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT