Kush janë pretendentët kryesorë për Nobelin e Letërsisë 2025?

news image

Çmimi Nobel për Letërsinë 2025 do të dorëzohet të enjten, më 9 tetor, dhe si çdo vit, bastoret britanike po bëjnë parashikimet e tyre për fituesin.

Sipas faqes NicerOdds, Gerald Murnane kryeson listën me shanset më të larta, ndërsa emra të tjerë të njohur si Haruki Murakami, Margaret Atwood dhe Can Xue mbeten gjithashtu në garë.

Fituesi i këtij viti do të marrë 11 milionë krona suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë amerikanë, duke e bërë Nobel-in një nga çmimet më prestigjioze dhe më të lakmuara në botën e letërsisë.

Lista e favoritëve sipas bastoreve britanike është:

Gerald Murnane – 5/1

László Krasznahorkai – 6/1

Cristina Rivera Garza – 9/1

Haruki Murakami – 11/1

Mircea Cărtărescu – 11/1

Thomas Pynchon – 11/1

Can Xue – 14/1

Enrique Vila-Matas – 14/1

Michel Houellebecq – 14/1

Alexis Wright – 17/1

Jamaica Kincaid – 17/1

Salman Rushdie – 17/1

Anne Carson – 19/1

César Aira – 19/1

Colm Tóibín – 19/1

Ersi Sotiropoulos – 19/1

Péter Nádas – 19/1

Pierre Michon – 19/1

Raul Zúrita – 19/1

Karl Ove Knausgaard – 21/1

Helle Helle – 24/1

Isabel Allende – 24/1

Ko Un – 24/1

Milton Hatoum – 24/1

Yoko Tawada – 24/1

Elena Poniatowska – 29/1

Homero Aridjis – 29/1

Joyce Carol Oates – 29/1

Ludmila Ulitskaja – 29/1

Margaret Atwood – 34/1

Paul Simon – 49/1

Stephen King – 49/1

Vlen të theksohet se surprizat nuk mungojnë. Vitin e kaluar, fituese ishte Han Kang me shanset 33/1, një kujtesë se asnjë listë nuk garanton rezultatin final.

Ndërsa shanset mund të japin një ide, fituesi i Nobel-it shpesh shkon në drejtim të papritur, duke mbajtur pasionin e lexuesve dhe vlerësuesve të letërsisë gjithmonë të ndezur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/