Bedri Shabani, i cili u arrestua për spiunazh më 5 qershor të 2024-ës, ka shërbyer si doganier në ish-pushtetin e Sllobodan Millosheviqit.
Këtë pozitë ai e kishte mbajtur edhe gjatë kohës së luftës.
Në vitin 1999, Shabani ishte ndaluar nga Ushtria Ãlirimtare e Kosovës, por më pas ishte liruar, raporton Kiks Kosova.
Shabani nga Firaja e Shtërpcës kishte vazhduar si doganier edhe pas luftës në misionin e UNMIK-ut deri në vitin 2004, kur ishte shkarkuar për shkak të siç u tha në Komunikatën e Doganës, shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes.
Avokati i tij, një ditë pas arrestimit të Shabanit, më 6 qershor të 2024-ës, në emisionin Rubikon tha se klienti i tij ka deklaruar se është dëshmitar i Dhomave të Specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë.
Edhe i arrestuari tjetër kishte shërbyer në administratën e shtetit të Kosovës. Muharrem Qerimi deri në vitin 2011, kishte qenë hetues në Policinë e Kosovës, kur ishte përjashtuar nga ky institucion.
Sipas gazetarit Vehbi Kajtazi, Muharremi për t’i kamufluar vizitat e shpeshta në Serbi, e ka hapur një biznes atje.
E vetëm një vit pas përjashtimit nga Policia e Kosovës, sipas Prokurorisë Speciale, Qerimi kishte nisur bashkëpunimin me BIA-n e Serbisë.
Përveç informacione për Policinë, sipas Speciales, ish-polici i ka ofruar shërbimit të Inteligjencës Serbe informacione, dokumente e materiale edhe për AKI-në e IPK-në. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>