Kush janë armiqtë më të mëdhenj të një kryetari komune? – flet Muhaxheri (VIDEO)

Gazmend Muhaxheri

Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili po synon edhe katër vjet në krye të kësaj komune, tregoi armikun më të madh që ka një person që është në krye të një qyteti.

Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Muhaxheri tha se lakmia dhe humbja e fokusit, janë armiqtë e një kryetari të një komune, transmeton Klankosova.tv.

“Kojtja, humbja e fokusit, dikush e ndërron fokusimin dhe kalon në punë të tjera që janë dytësore prej punës që e kanë si punë parësore”, tha i pari i Pejës.

Sa i përket vështirësive në udhëheqjen e një qyteti, Muhaxheri thotë se ka sfida, por sipas tij, të drejtosh Pejën është e lehtë.

“Njerëzit janë të mirë, dhe me bisedu me ta kryhen shumë punë. Ndonjëherë ka pengesa për ndonjë keqkuptim, por me bisedime, angazhim, realizohet”, u shpreh Muhaxheri.

The post Kush janë armiqtë më të mëdhenj të një kryetari komune? – flet Muhaxheri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.