Magjia e një nate tjetër mbërriti sërish në Big Brother VIP Kosova 4.
Prime-i i shtatë nuk solli vetëm debate dhe tensione, që janë tashmë pjesë e zakonshme e shtëpisë, por edhe momente të forta emocionale, rrëfime dhe madje edhe dashuri.
Pas jehonës që shkaktoi rasti i Elijones, ajo pati mundësinë të shprehte të vërtetën e saj për atë që kishte ndodhur kur ishte e vogël në Gjermani.
Ndërkohë, Londrimi emocionoi të gjithë duke dëgjuar një mesazh të veçantë zanor nga nëna e tij, e cila nuk kaloi pa lotë nga banori, transmeton Klankosova.tv.
Ky prime nuk mund të mbaronte pa disa debate të zjarrta, por kulmi i tij ishte një moment i bukur dashurie.
Dolce rikthehet nga Grande Fratello në shtëpinë e BBVK, dhe Edi nuk i përmbahet emocionit, e kap dhe e ngre lart në ajër, duke e festuar rikthimin e saj me gëzim të papërmbajtshëm.
Përveç këtyre momenteve, banorët u përballën edhe me një sfidë të madhe, ku për këtë javë kanë zero buxhet.
Dhe si për të përfunduar këtë prime me stil, hyrja më e re e shtëpisë u bë nga këngëtarja Fjolla Morina, e cila solli energji dhe emocion të ri brenda Big Brother VIP Kosova 4.
E si u pritën këto zhvillime nga jashtë, u disktua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Për të parë, ndiqni videon e mëposhtme:


