E shtunë, 25 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeKush ia zhduki çerdhet Nagavcit? (VIDEO)

Kush ia zhduki çerdhet Nagavcit? (VIDEO)

I vetëdijshëm se nuk arritën t’i dalin në krye premtimit për ndërtimin e 160 çerdheve të reja, kryeministri Kurti në këtë fushatë zgjedhore doli me një premtim tjetër – atë të mbështetjes financiare për vjehrrat që përkujdesen për fëmijët.

Kaq kreativë nuk ishin në fushatën e kaluar meqë 4 vjet nuk iu dolën boll që ta realizonin premtimin e dhënë, raporton KIKS Kosova.

160 çerdhe të reja në krejt Kosovën ishin fjalët e mëdha që jepte Lëvizja Vetëvendosje në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit të 2021-ës, por realizimi i këtij premtimi në këtë përfundim mandati 4-vjeçar, si duket nuk është as afër.

Deri në fundin e vitit 2024, ku mbetën 160 çerdhet e Kurtit dhe Nagavcit?

Për 64 prej tyre, e para e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci dha një përgjigje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por për fatin e 96 të tjerave që i premtuan vetë, nuk dihet asgjë.

E për disa nga këto investime për të cilat u pre me gërshërë edhe shiriti i kuq, mburrja në rrjetin social Facebook sigurisht që nuk mungoi.

Por Nagavci nuk bën zë për çerdhet që kanë mbetur në gjysmë qe një kohë të gjatë.

Kiksi pati raportuar për çerdhen në Mazgit të Ulët të Obiliqit, në të cilën ishin bërë gati 4 vjet qëkur punimet kishin filluar, megjithatë as vetë komuna nuk e dinte se kur mund të finalizohen.

Situata e njëjtë është edhe në Komunën e Klinës ku Kiksi pa nga afër se çerdhja e dytë publike ndonëse ka nisur ndërtimin në 2019-ën, është lënë totalisht pas dore dhe punëtorët e ndërtimit dalin në punë herë po e herë jo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498