Kush është Merkur Beqiri, kandidat i Alternativës për kryetar të Prishtinës? (VIDEO)

Kush është Merkur Beqiri, kandidat i Alternativës për kryetar të Prishtinës? (VIDEO)

Merkur Beqiri, kandidat i Alternativës për kryetar të Prishtinës në “Rubikon” në Klan Kosova ka shpalosur planin e tij për transformimin e kryeqytetit.

Beqiri i bëri të ditura kontributet e tij në arsim, para, gjatë dhe pas luftës.

“Unë jam Merkur Beqiri, disa më njohin si matematicient të mirë qysh nga fëmijëria, disa më njohin si muzicient. Mirëpo me përgatitje profesionale jam inxhinier i elektroteknikës. Gjërat që më kanë sjellë nëpër ujërat e organizatave ndërkombëtare, së pari kam punuar edhe në arsim gjatë viteve 90’ta, kam bërë edhe projekte të nivelin kombëtar për të cilat jam shumë krenar. Qysh në vitin 1997 e kam inicu dhe realizu projektin e drejtshkrimorit të parë elektronik në gjuhën shqipe”, tha Beqiri.

Derisa, shpjegoi se si iu bashkua partisë Alternativa.

“Së pari ne jemi krijesa politike, unë gjithmonë e kam pasë një sy dhe një pjesë të trurit të përkushtuar në politikë. Jam anëtar i Alternativës. Arsyeja nuk ka qenë veç për së koti. Me të vërtetë me Mimozën, kryetaren, kemi gjetë pika të përbashkëta të vizioneve politike. Alternativa do të identifikohet si parti liberale- qendër, dhe unë e kam reflektu vetveten, e identifikoj vetën si një liberal i djathtë, por me anim nga qendra”, tha ai.

Ndër tjerash ai zbuloi se ka fushëvepruar në më shumë se 15 shtete, ndër to në Jordani, Bangkok e Tajlandë.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post Kush është Merkur Beqiri, kandidat i Alternativës për kryetar të Prishtinës? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.