Vitet po kalojnë, por ai s’po ndryshon.
Triumfatori Carlo Anchelotti po vazhdon t’i shtojë trofetë në karrieren e tij.
Së fundmi, italiani u shpall trajneri më i mirë i vitit 2024 nga Federata e Futbollit Botëror, FIFA, njofton Klankosova.tv.

Çmimin e më të mirit, “Don Carlo” e mori edhe nga prestigjiozja franceze “France Football”, mbështetur nga Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, të cilët e organizojnë ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë.
Votat për tekinikun më të mirë, kësaj radhe u dhanë pa shumë dilemë, pasi timonjeri i Real Madridit fitoi edhe La Ligan spanjolle, njëkohësisht edhe titullin e kompeticionit më të madh evropian për klube, Ligën e Kampionëve.
Pep Guardiola
Njëri nga kundërshtarët e Anchelottit ndër vite, i cili konkurroi majat me skuadrat që udhëhoqi, sivjet po kalon momentet më të vështira në karrieren e tij si trajner.
Pep Guardiola me Manchester Cityn kanë plot 8 humbje në 11 ndeshjet e fundit, prej të cilave u regjistrua vetëm një fitore e dy barazime, raporton Klankosova.tv.

Shumë opinionistë ndërkombëtarë të futbollit, kanë deklaruar se epoka e “tullacit” po shkon drejt përfundimit, duke aluduar se Pep është një trajner që vetëm kur ka shumë yje në ekip, korr suksese.
Por ka edhe të tjerë që po e mbrojnë, me pretekstin se kjo thjeshtë është një fazë e keqe e cila do të kalojë dhe katalunasi me skuadrën e tij do të rikthehen fuqishëm.
Ruben Amorim
Skuadra e Guardiolas humbi në xhiron e fundit të Premier League, prej rivalit të përbetuar të qytetit.
Manchester United ka pak kohë që në krye të bankinës e ka vendosur portugezin Ruben Amorim, i cili po shkëlqente me Sportingun e Lisbonës.
Bile me këtë ekip e kishte deklasuar Manchester Cityn në Champions League, 4-1, transmeton Klankosova.tv.

Me “Luanët” nga kryeqendra portugeze, Amorim fitoi dy herë kampionatin e këtij shteti, teksa triumfoi dy herë edhe në Kupën “Taça da Liga” e në Superkupë.
Sa ishte pjesë e Sportingut, ky trajner po shkëlqente në edicionin 2024/25, pasi me vetëm një barazim e 18 fitore, skuadra nuk njihte humbje.
Gian Piero Gasperini
Disfatë për një kohë të gjatë nuk përjetoi as italiani, Gian Piero Gasperini, me ekipin që ai e udhëheq.

Deri te humbja e fundit në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi, Atalanta regjistroi 14 ndeshje pa u mposhtur, prej të cilave 12 fitore e dy barazime.
Njeriu i cili po udhëheq futbollistët e klubit nga Bergamo, po konsiderohet njëri prej trajnerëve më të mirë të viteve të fundit.
Gasperini me lojtarët e tij u shpallën kampion të Evropës, ku në finale të “UEFA Europa League”, deklasuan 3-0 Leverkusenin, i cili po e mbyllte një edicion të tërë pësuar, raporton Klankosova.tv.
Simone Inzaghi
Por njërën prej humbjeve më të thella, ekipi i Gian Pieros e pësoi më 30 gusht 2024, nga kampioni i Italisë.
Interi e mundi 4-0 Atalantan në stadiumin “Giuseppe Meazza”, ndeshje të cilën me superiotet të madh e dominoi bashkëpatrioti i Gasperinit, Simone Inzaghi.

Ky i fundit që kur mori drejtimin e ekipit “Zi-kaltër” më 3 qershor 2021, fitoi gjashtë trofe me “Nerazzurët”, një titull kampioni në Serie A, dy herë Kupën e Italisë e tri herë Superkupën, njofton Klankosova.tv.
Pos kësaj, Interi i “Misterit” e preku edhe finalen e UEFA Champions League, ku humbi 1-0 nga Manchester City.
Simone vazhdon të veçohet ndër top-trajnerët më të mirë të momentit, pasi pos sukseseve, loja që ai aplikon, konsiderohet e bukur dhe atraktive për tifozët e futbollit.
Arne Slot
Futboll atraktiv padyshim që po aplikon edhe Liverpool.
Ky klub pas periudhës së ndritshme me gjermanin Jurgen Klopp, emëroi si shef të shtabit teknik holandezin, Arne Slot.
Me të në krye të skuadrës, “The Reds” po e dominojnë për momentin jo vetëm kampionatin elitar të Agnlisë, por edhe atë më të fortin në Evropë, Ligën e Kampionëve.
Liverpool qëndron në krye të tabelës në të dyja këto kompeticione dhe padyshim që mbetet ndër kandidatët kryesorë për t’i fituar ato.

Tash për tash, thuajse janë “harruar” disa prej emrave që e kanë dominuar në dy dekadat e fundit sportin më të popullarizuar në botë, në mesin e tyre, Jose Mourinho, Van Gahl, Marselo Bielsa, Rafael Benitez apo plot të tjerë të pensionuar.
Prej tyre vetëm Carlo Ancheloti po vazhdon të jetë kryefjalë e futbollit evropian!

Për t’i ndjekur të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.
Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>