Përballja e shumëpritur midis Kosovës dhe Sllovenisë, që zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të gjykohet nga një ekip arbitrash italianë me përvojë ndërkombëtare.
Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Marco Guida, një emër i njohur në futbollin evropian për menaxhimin e qetë të ndeshjeve të forta dhe vendimet e sakta në momente presioni.
44-vjeçari italian së fundmi ka drejtuar sfidën Juventus – Milan në Serie A, ndërsa këtë sezon ka gjykuar edhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve: Eintracht Frankfurt – Galatasaray dhe Kairat – Real Madrid.
Guida do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, të cilët do të jenë përgjegjës për vijat anësore dhe situatat e pozicionit jashtë loje.
Gjyqtari i katërt i ndeshjes do të jetë Daniele Chiffi, ndërsa sistemi VAR do të monitorohet nga Marco Di Bello, i cili do të ketë rolin e Video Assistant Referee. Ndihmës i tij në AVAR do të jetë Valerio Marini.
Sfida Kosovë – Slloveni fillon në orën 20:45.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!