Ambasadori amerikan William Walker, si asnjëherë më parë, përmes një interviste ekskluzive në Klan Kosova, ka rrëfyer prapaskenat e Misionit që kryesoi gjatë luftës në Kosovë.
Ai tha se për shkak të përvojës së kaluar në zonat e tjera të konflikteve, Sekretarja e atëhershme e Shtetit, Madeleine Albright e kishte konsideruar atë si kompetent në Kosovë. âMadeleine Albright më tha se më kishte zgjedhur për të shkuar në Kroaci sepse kisha përvojë në një zonë lufte.
Kolegët e mi evropianë, të cilët jetonin në Paris ose Romë, nuk kishin njohuri për luftën.
Pra, pasi përfundova detyrën time në Kroaci, u ktheva në Departamentin e Shtetit duke menduar se do të kthehesha në Amerikën Latineâ. âPor Madeleine Albright, për ndonjë arsye, mendoi për mua kur OSBE-ja po organizonte një mision për Kosovënâ, deklaroi Walker.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>