“Kush dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”, flet xhaxhai i personit që vrau gjyqtarin

news image

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka folur për Euronews Albania, ku ka deklaruar se “kushdo qoftë ai gjyqtar që do ta dënojë nipin tim Elvisin, do përballet me të njëjtën gjë”.

“Ai gjyqtar që do ta dënojë, do përballet me plumba! S’ka gjyqtar që guxon me e dënu Elvisin, sepse do pësojë si Astrit Kalaja. Ai gjyqtar që dënon ato me Kolin e Klisman e me mua ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë, s’na e përdhunon kush pronën”.

Më tej, Gjovalini shprehet: “Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. Ja kemi ble shtetit, me letra e me ligj.

Për familjen e gjyqtarit Kalaja

Familjes së ndjerit gjyqtar i ulemi në gjunjë, i kërkoj hallallin me kishë e me xhami. Por nëse e dënojnë atë djalë, ai do gjykohet siç u gjykua Astriti.”

Ai shton: “E kemi ble pronën me ligj, me rregulla. Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne. Ashtu do përfundojnë. Ne i kemi fitu të gjitha gjyqet, e kemi certifikatën. Ka 13 vjet që i shkruaj kryeministrit: ta hetojë këtë punë! Nuk ka lojë më me ne, as me të ndjerin, as me familjen e tij”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/