Kush del i pari për t’i dhënë ndihmë Claras që ra bashkë me kornizën e dritares nga kati i 6-të? (VIDEO)

Kush del i pari për t’i dhënë ndihmë Claras që ra bashkë me kornizën e dritares nga kati i 6-të? (VIDEO)

Pas rreth 3 minutash nga rënia e Maria Claras, recepcionistja e Hotel Sonoma, Erëza Limani, del me telefon në dorë dhe vërehet duke u afruar te trupi i saj, i cili ende lëvizte.

Ajo përpiqet ta ndihmojë dhe i jep ujë, ndërsa Endriti Nika qëndron pranë saj.

Limani ka deklaruar në prokurori më 19 tetor 2024.

“Endrit Nika ka qenë duke ma shpjeguar dhe më tha qysh ndodh me lëshu xhami e me ra… Unë i thash nuk ka mundësi me ra pa e shty, ai është bërë nervoz… gjatë kohës që po vijnë policia, më tha pse e ke thirrë policinë, o deshtë me thirr vetëm ambulancën dhe shajke”, ka thënë Limani, raporton emisioni MAT në Klan Kosova.

Pamjet e kamerave tregojnë që Endriti vazhdon të qëndrojë pranë Claras, duke i dhënë shishen e ujit dhe duke komunikuar me recepcionisten, deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës. /Klankosova.tv

Ndiqni pamjet më poshtë:

The post Kush del i pari për t’i dhënë ndihmë Claras që ra bashkë me kornizën e dritares nga kati i 6-të? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.