Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë e ka quajtur të ulët sjelljen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka.
Ajo u shpreh se Kurti paradite i bën presion transmetuesit publik, e siç u shpreh ajo, pasdite presion televizioneve private dhe gazetareve gra.
“Sjellja e ulët e Kurtit ndaj gazetares së Klan Kosova është e kopjuar copy paste nga sjelljet që Edi Rama i bën ndaj gazetarëve në Shqipëri. 100% copy paste”.
“Paradite i bën presion transmetuesit publik. Pasdite i bën presion televizioneve private dhe gazetareve gra. Në mbrëmje ankohet për indeksin e RSF”, ka shkruar tutje Kusari./Klankosova.tv
The post Kusari: Sjellje e ulët e Kurtit ndaj gazetares së Klan Kosovës appeared first on Klan Kosova.