E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të...

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë para seancës së sotme konstituive se zhbllokimi i situatës në Kuvend mund të bëhet në mënyrën më të thjeshtë,  përmes pjesëmarrjes në votim.

“Sot të marrin pjesë në votim,  pro, kundër apo abstenim, dhe të tejkalohet ky ngërç. Kjo është më e thjeshta”, tha Kusari-Lila, para mediave, transmeton Klankosova.tv. 

Ajo shtoi se të gjithë deputetët që po reflektojnë pozitivisht në këtë situatë janë të bindur se pozita e kryetarit të Kuvendit i takon grupit parlamentar të VV-së. 

“Kjo situatë duhet të zhbllokohet dhe ata mund ta përkthejnë këtë qëndrim nga retorikë në veprim konkret”, shtoi ajo. 

The post Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT