Ministrja Mimoza Kusari-Lila njoftoi se çmimi tavan për naftën është 1.83 euro dhe u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast kur ky çmim tejkalohet.
“Zyrtarisht sot nafta, sipas marzhës së përcaktuar, mund të shitet me çmimin më të lartë 1.83 euro. Kudo që sot është mbi 1.83 apo 1.84 e më sipër, i lus qytetarët që ta paraqesin rastin në mënyrë që të ndërmerren masa,” u shpreh Kusari-Lila.
Ajo theksoi se autoritetet do të ndërmarrin masa ndaj keqpërdoruesve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


