E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKusari-Lila bën thirrje për votim e jo diskutim në seancë

Kusari-Lila bën thirrje për votim e jo diskutim në seancë

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar sjelljen e opozitës pas dështimit të 45-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se po bëhen dy shkelje brenda seancës,  e para, mospjesëmarrja në votim, dhe e dyta, zhvillimi i diskutimeve parlamentare në kundërshtim me rregulloren e punës.

“Është e qartë në rregullore se seanca konstituive nuk parasheh debat parlamentar. Ka vetëm proces votimi. Opozita nuk po merr pjesë në votim dhe për më tepër po mban diskutime, çka përbën shkelje të dytë”, tha Kusari-Lila.

The post Kusari-Lila bën thirrje për votim e jo diskutim në seancë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT