Flutura Kusari, juriste e mediave, ka reagaur ndaj letrës së menaxhmentit të RTK-së, ku ndër të tjera kërcënohen redaktorët e gazetarët për publikimet e tyre në rrjete sociale.
Kusari ka thënë se kjo letër në fakt e vërtëtoi atë që disa nga ne e dinim, pra ndikimin e frikshëm politik të VV-së, në RTK.
Postimi i plotë:
Letra e komunikuar publikisht nga menaxhmenti i RTK-së konfirmon atë që unë personalisht dhe të tjerët e kemi dokumentu tashmë dhjetra herë: ndikimin e frikshëm politik të VV-së në RTK.
VV-ja nuk do të tërhiqet nga përpjekja për kontrollë absolute të RTK-së ashtu siç ne aktivistët dhe mediat asnjëherë nuk do të ngurrohmë të ngrisim zërin në mbrojtje të RTK-së.
Edhe kur për këtë paguajmë çmim të lartë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!