Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas zgjedhjes së deputetit të VV-së, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës.
Ajo e ka quajtur Bashën si njëri ndër sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve në Kosovë.
Kusari madje shpreson që pozita t’i ndihmojë atij që të përmbahet sadopak.
“Kryeparlamentari i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Dimal Basha është një ndër sulmuesit më të mëdhenjë të gazetarëve dhe të aktivistëve në Kosovë.
Uroj që marrja e pozitës së re do të ndikojë sadopak që Basha të përmbahet dhe të menaxhojë më mirë mosdurimin e tij dhe të partisë së tij ndaj pushtetit të katërt.” /Klankosova.tv
The post Kusari: Basha është një nga sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve, uroj që pozita ta ndihmojë të përmbahet appeared first on Klan Kosova.