E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Kurtit LDK-ja i duhet për shkak të thinjave”, Haziri: Tek ne e...

“Kurtit LDK-ja i duhet për shkak të thinjave”, Haziri: Tek ne e gjejnë lojalitetin e përvojën, por s’do ta kenë (VIDEO)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën herë për t’u konstituuar për shkak të kokëfortësisë politike të Albin Kurtit.

Derisa dy letrat zyrtare për bashkëpunim që Albin Kurti ia ka dërguar LDK-së, ai i ka quajtur dëshirë politike të tij, për çka thotë se e kanë refuzuar pa asnjë vonesë.

Haziri është deklaruar i prerë se nuk do të ketë asnjë koalicion me Vetëvendosjen, për shkak të përvojës që kanë nxjerrë nga bashkëpunimi, pak më shumë se 50 ditor që kishin në vitin 2020.

“Ne nuk e shohim në dioptrinë e Kurtit bashkëpunimin. Ai e sheh si akt që realizohet për qëllime të caktuara politike në momentet kur ai ka nevojë. Ne bashkëpunimin e shohim si proces në të cilin ndërtohen qëllime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta e deri te mirëbesimi për realizimin e tyre. Agjenda e republikës, kërkesat e kohës, ka shumë probleme ky vend, qoftë ndonjë reformë në arsim, shëndetësi, ekonomi ajo është diçka që na bashkon”, tha Haziri në Rubikon.

Për më tepër, ai tha se Kurtit i duhet bashkëpunimi me LDK-në për shkak të “thinjave”.

“Kjo nuk mundet me ndodhë vetëm kur ti ke nevoje e ki arsye me thanë prej sotit ne jemi bashkëpunëtorë. LDK-ja i duhet për shkak të thinjave, në kuptimin e përvojës, lojalitetit. Te LDK-ja e gjejnë atë përvojën e njerëzve që e merr, e din çka punon. Se ne në të gjithë bashkëpunimet me të gjithë e kemi pas, edhe në bashkëpunimet partiake edhe ato institucionale kemi qenë të tillë”, tha Haziri. /Klankosova.tv

The post “Kurtit LDK-ja i duhet për shkak të thinjave”, Haziri: Tek ne e gjejnë lojalitetin e përvojën, por s’do ta kenë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT