E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbiz"Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve" (VIDEO)

“Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve” (VIDEO)

Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është pjesë e trupës votuese në Kosovë dhe nuk ka aplikuar për shtetësi kosovare, ndonëse ligjet e Norvegjisë nga viti 2020 lejojnë shtetësinë e dyfishtë.

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Selatin Retkoceri, ka kritikuar këtë fakt, duke thënë se bashkëshortja e Kurtit duhet të ballafaqohet me qeverisjen e tij, sikurse qytetarët e tjerë të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Duhet ta shijojë fëmija i saj arsimin e Kosovës, që ia servon bashkëshorti i saj. Familja, gruaja, duhet të jetë pranë kryeministrit, sidomos kur ai çdo ditë e ka plot gojën luftë,armë e bukë”.

Ata duhet të jenë këtu sikurse familjet tona, sepse nëse do të ketë luftë, siç e proklamon çdo ditë kryeministri, duhet ta shijojnë edhe ata”, tha Retkoceri, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndërkohë, gazetari Ardian Gaxherri e ka cilësuar këtë si një anomali për shtetin e Kosovës.

“Kjo është një anomali për shtetin e Kosovës. Fakti që nuk ka shtetësi të Kosovës, përveç se është ofendim për ne, është ofendim edhe për kryeministrin. Nuk është në gjendje ta respektojë atë dhe ta mbështesë”, ka deklaruar Gaxherri.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498