E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti zbutet ndaj Speciales pas aktakuzës për sulmin në Ibër Lepenc, e...

Kurti zbutet ndaj Speciales pas aktakuzës për sulmin në Ibër Lepenc, e quan hetimin e suksesshëm

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili shumë shpesh ka eskaluar në sulme në drejtim të Prokurorisë Speciale, e madje as nuk është përgjigjur në ftesat e tyre, këtë herë, është zbutur.

Pas ngritjes së aktakuzës nga ky institucion për sulmin terrorist në Ibër Lepenc, si rezultat i një bashkëpunimi edhe me ndërkombëtarët, ai e ka vlerësuar punën dhe hetimin që e quajti të suksesshëm, raporton Klankosova.tv

“Pas një bashkëpunimi të shkëlqyer, hetimi të suksesshëm të kryer nga institucionet relevante të inteligjencës dhe sigurisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me datë 8 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me shpërthimin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit të datës 29 nëntor 2024.”

Pikërisht kësaj prokurorie, Kurti nuk i ishte përgjigjur.

Rasti i rezervave shtetërore është shembulli më i qartë: megjithëse ishte i ftuar për të dëshmuar si dëshmitar, ai kishte refuzoi të paraqitej para Prokurorisë, ndërkohë që ministrja e kabinetit të tij, Rozeta Hajdari, po përballet me aktakuzë./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT