Kurti viziton fermerët në Obiliq, thotë se me qeverisjen e Halil Thaçit komuna do të subvencionojë qumështin me 8 centë për litër

Kurti viziton fermerët në Obiliq, thotë se me qeverisjen e Halil Thaçit komuna do të subvencionojë qumështin me 8 centë për litër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar ka vizituar banorë të Obiliqit, fermerë për të parë më afër punën që ata kanë bërë dhe nevojat që kanë.

Kurti në Obiliq vizitoi Islam Gashin, veteran i UÇK-së si dhe fermerë nga kjo familje.


Lideri i LVV tha se Islami ishte i kënaqur me mbështetjet nga qeveria, e do të jetë edhe më i kënaqur me kryetarin e ri të Obiliqit, Halil Thaçin, me qeverisjen e të cilit komuna do të subvencionojë qumështin me 8 centë për litër dhe do të mbështesë projektin për krijimin e pikës grumbulluese të qumështit

“Islam Gashi vjen prej një familje liridashëse e patriote: i ati, Emin Gashi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, axha Shefqet Gashi, gjithashtu, dhe axha tjetër, Agron Gashi, dëshmor i kombit.

Ai është fermer i zoti, ka 45 krerë lopë, prej tyre 20 qumështore, që japin mesatarisht 16 litra në ditë.

Islami na tha që është i kënaqur me mbështetjet nga qeveria, e do të jetë edhe më i kënaqur me kryetarin e ri të Obiliqit, Halil Thaçin, me qeverisjen e të cilit komuna do të subvencionojë qumështin me 8 centë për litër dhe do të mbështesë projektin për krijimin e pikës grumbulluese të qumështit.

Në Obiliq, po ashtu vizituam e mirëpritëm Mensur Shabanin dhe Leontin Mehmetin, kultivues të specave.

Para tyre e para gjithë qytetarëve të kësaj zone, kryetari i ardhshëm zotohet ujitje funksionale të për 450 hektarë tokë bujqësore përmes sistemit të Ibër Lepencit, që përveçse e lehtëson punën fermerëve është zgjidhje edhe ndaj thatësisë”, shkruan Kurti. /Telegrafi/