E premte, 24 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizKurti viziton familjen e dëshmorit Shpëtim Bojku në Pejë

Kurti viziton familjen e dëshmorit Shpëtim Bojku në Pejë

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot familjen e dëshmorit të kombit, Shpëtim Bojkut në Pejë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se sakrifica e Bojkut dhe e të gjithë të rënëve për liri mbetet frymëzim i përhershëm për të punuar me përkushtim për Republikën, transmeton Klankosova.tv.

“Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve është themeli i shtetit dhe i lirisë që e gëzojmë.  Nderimi për veprën e tyre është i përhershëm siç është edhe mirënjohja për familjet e tyre. Në Pejë vizituam familjen e dëshmorit të kombit, Shpëtim Bojku. Një luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me trimëri e përkushtim të pashoq luftoi për çlirimin e atdheut. Në betejën e lavdishme të Koshares, duke luftuar ballë për ballë me forcat serbe, më 28 prill 1999, Shpëtim Bojku ra heroikisht në fushëbetejë”, shkroi Kurti.

“Sakrifica e tij dhe e të gjithë të rënëve për liri mbetet frymëzim i përhershëm për të punuar me përkushtim për Republikën tonë!  Lavdi jetës dhe veprës së tij! I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit!”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498