E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKurti udhëton për në Bosnje dhe Hercegovinë, merr pjesë në ceremoninë e...

Kurti udhëton për në Bosnje dhe Hercegovinë, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçarin.

Kurti do të udhëheqë delegacionin e Kosovës të përbërë nga zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë.

Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.

The post Kurti udhëton për në Bosnje dhe Hercegovinë, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT