“Kurti tha që nuk bëhet nami nëse nuk bëhem kryeministër” – thotë Avdyli (VIDEO) 

Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova

Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli, ka treguar një deklaratë të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, gjatë një mbledhjeje të fundit të grupit parlamentar të VV-së, dhe GUXO-së.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Avdyli tha se Kurti është shprehur se posti i kryeministrit nuk është me rëndësi absolute për të, krahasuar me sfidat që ka pasur vendi.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar, në një nga mbledhjet e fundit, z. Kurti u ngrit në këmbë dhe tha ‘Përtej asaj se a bëhem unë kryeministër, nuk është me rëndësi hiç tek e fundit kjo, por me rëndësi është sesi i kemi larguar të gjitha ato mjete të Serbisë që kanë qenë në Kosovë, nga dinari, posta, bandat kriminale për t’ia pamundësuar edhe zgjatimeve serbe të Vuçiqit që janë në Kosovë, siç është Lista Serbe, të mos jetë pjesë vendimmarrëse në politikën kosovare”, u shpreh Avdyli./Klankosova.tv

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme:

The post “Kurti tha që nuk bëhet nami nëse nuk bëhem kryeministër” – thotë Avdyli (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.