Gjykatës Supreme ka shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, për arkat fiskale. Në vendimin e Supremes potencohet po ashtu se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kabineti i tij janë duke qëndruar ilegalisht në postet qeveritare.
Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, analisti Azdren Shala tha se Kurti tashmë është autoritar, ku shton se i njëjti ka sjellje të ngjashme apo identike me Millorad Dodikun e Bosnje Hercegovinës, transmeton Klankosova.tv.
“Në rastin e Hekuran Muratit por edhe të Qeverisë Kurti që realisht e ka shkelë ligjin, sipas Supremes, kjo pos pasojave juridike, do të ketë më shumë pasoja politike. Ne i pamë dje të shqetësuar diplomatë evropianë për reagimin e Qeverisë ndaj Supremes, dhe kjo nuk është dorën në zemër, një kronikë që nuk është paralajmëruar prej kohësh. Unë personalisht ka katër muaj, bash në Klan Kosova e kam thënë, që Kurti tashmë është autoritar dhe sjelljet e tij janë të ngjashme ose identike me Millorad Dodikun e Bosnjës”, tha Shala.
Shala shton se institucionet e Kosovës janë mbajtur të uzurpuara nga qeveria në detyrë qysh nga 27 marsi, ditën kur u certifikuan zgjedhjet.
Nga ana tjetër, ish-diplomati Avni Arifi tha se qeveria në detyrë çdo ditë e më shumë po shton pikëpyetje te ndërkombëtarët se ‘a ia ka vlejtë?’.
Ndërsa juristja Doruntina Meha thotë se qëndrimi i Kurtit me kabinetin e tij në institucione, përbën vepër penale. /klankosova.tv
The post “Kurti tashmë është autoritar, sjelljet e tij janë identike me Dodikun”, thotë Shala appeared first on Klan Kosova.