Wednesday, January 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti takon Walkerin, nesër të dy marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të...

Kurti takon Walkerin, nesër të dy marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut

Në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në një takim ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpunëtorë.

Siç njofton Kryeministria, gjatë bisedës, Kurti u shpreh se është gjithmonë i lumtur ta mirëpresë dhe ta takojë ambasadorin Walker, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë “për rolin historik” që ai ka pasur për popullin e Kosovës në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, për miqësinë e çmuar që vazhdon dhe për angazhimin e tij të pareshtur në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.

Në takim thuhet se është bashkëbiseduar edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, e cila do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë.

Sipas njoftimit, ambasadori Walker falënderoi për takimin dhe bisedën, “dhe e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025”. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT