Kurti takon në New York kryediplomatin e Omanit, Al Busaidi

Kurti takon në New York kryediplomatin e Omanit, Al Busaidi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan në New York ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al Busaidi.

 Kosova dhe Omani kanë raporte konstruktive, ndonëse nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike. Kurti shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Omanit ndaj vendit tonë në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai e njoftoi për progresin ekonomik e demokratik në Kosovë dhe për mundësitë që ofron për investitorë të huaj. Më tej, ai u shpreh i bindur në potencialin dhe përfitimet dypalëshe në fusha si, partneriteti ekonomik e tregtar, bashkëpunimi kulturor e artistik, arsimi e turizmi.

 Në një njoftim të zyrës për media të Kurtit theksohet se ai “ftoi ministrin Al Busaidi, bashkë me një delegacion të nivelit të lartë, për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për të parë e për të hulumtuar mundësitë e reja të bashkëpunimit, që do të thellonin mirëkuptimin ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”.

The post Kurti takon në New York kryediplomatin e Omanit, Al Busaidi appeared first on Klan Kosova.