E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizKurti takon Koordinatoren e OKB-së, flasin mbi rëndësinë e drejtësisë për viktimat...

Kurti takon Koordinatoren e OKB-së, flasin mbi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence me të cilën kanë diskutuar mbi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ata theksuan gjithashtu domosdoshmërinë e trajtimit të kësaj çështjeje si krim lufte dhe detyrimin për të garantuar mbështetje të vazhdueshme institucionale për të mbijetuarat.

“Po ashtu, u trajtua çështja e verifikimit të diplomave. Diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e digjitalizimit për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në administratën publike në çdo cep të vendit, një prioritet i Qeverisë së Kosovës në rrugën e modernizimit të institucioneve shtetërore”, thuhet tutje në komunikatë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT