E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizKurti takon diplomaten amerikane, e falënderon për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës

Kurti takon diplomaten amerikane, e falënderon për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes komunikatës për media bëhet e ditur se Kurti dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

“Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet më tej në komunikatë, njofton Klankosova.tv..

Ai falënderoi të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, Prattipati për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498